Katër persona kanë mbetur të vrarë sonte në fshatin Pozharan të Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se dyshohet se një mërgimtar i cili ka ardhur nga Zvicra ka privuar nga jeta tre anëtarë të familjes, e më pas veten.
Gazeta Sinjali mëson se mërgimtari që dyshohet se vrau familjarët e tij e më pas veten është Fetah Zuka.
Ndërkaq familjarët që u vranë nga Fetahu dyshohet se janë gruaja e tij, Makfire Zuka, dhe dy djemtë e tij, Hamdi dhe Arbër Zuka./Gazeta Sinjali/