image Tragjedia në Tetovë/ Zaev: Nuk mendoj se e gjithë Qeveria duhet të japë dorëheqje

Rajon

Tragjedia në Tetovë/ Zaev: Nuk mendoj se e gjithë Qeveria duhet të japë dorëheqje

news image

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi sot se nuk mendon se i gjithë ekzekutivi duhet të japë dorëheqje për shkak të tragjedisë në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, shkruan Alsat.

Zaev tha se e vlerëson aktin moral të funksionarëve që tashmë kanë parashtruar dorëheqjen.

“Tragjedi ndodhin në të gjithë botën. Siç kam thënë, e vlerësoj aktin e lartë moral të ministrit, zv/ministrit, drejtorit dhe drejtorit ekonomik. Kjo si një akt që mbi gjitha është marrë për shkaqe njerëzore, akt për shkaqe morale dhe etike…dhe ja ata kanë dorëzuar dorëheqjen. Nuk mendoj se e gjithë Qeveria duhet të jep dorëheqje për këtë”, deklaroi Zaev.

I pyetur nëse funksionarët që kanë parashtruar dorëheqjen vazhdojnë të kryejnë detyrën zyrtare, Zaev tha se të njëjtit janë të obliguar të vazhdojnë punën derisa të emërohen zëvendësuesit.

“Është përgjegjësia e tij që derisa nuk hiqet nga detyra në mënyrë formale juridike si ministri, si zëvendësi, drejtori apo drejtori ekonomik kanë përgjegjësi të ushtrojnë funksionin e tyre deri sa të zgjidhet drejtor i ri”, tha ai. /GazetaSinjali/