image Tragjedia në Mitrovicë: 19-vjeçarja dyshohet se ka bërë vetëvrasje, flasin për Sinjalin nga Spitali e Policia

Siguri

Tragjedia në Mitrovicë: 19-vjeçarja dyshohet se ka bërë vetëvrasje, flasin për Sinjalin nga Spitali e Policia

news image

Vdekja e një 19-vjeçareje në fshatin Vinarc i Epërm ka tronditur qytetin e Mitrovicës. Vajza u dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Mitrovicës dhe dyshimet e para siç mëson Sinjali janë se ka kryer vetëvrasje. Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se viktima ishte dërguar në spital nga familjarët, por fatkeqësisht e vdekur.

Sipas informacioneve të para mbi këtë rast tronditës, vajza ka bërë vetëvrasje duke u varur në litar, si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale për shkak të depresionit tash e një kohë.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Spitali në Mitrovicë dhe kanë bërë të ditur se viktima është pranuar rreth orës 18:00, ku është konstatuar vdekja e saj.

Ky rast ka tronditur jashtëzakonisht familjen, ndërkohë që mësohet se viktima ka qenë në depresion kohën e fundit për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka njoftuar se me vendim të Prokurorit kanë nisur hetimet për “Vdekje të dyshimtë”.

“Rreth orës 18:20, në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, nga familjaret e saj është dërguar pa shenja jeta viktima e moshës 19 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për vdekjen e viktimës. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”

Sipas informacioneve të para, e ndjera kohë më parë kishte tentuar t’i jap fund jetës, por një gjë e tillë nuk ishte raportuar në Polici.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/