image Tragjedia në Jabllanicë: Trupat  e viktimave janë dërguar në morgun e Spitalit të Gjakovës

Siguri

Tragjedia në Jabllanicë: Trupat  e viktimave janë dërguar në morgun e Spitalit të Gjakovës

news image

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte Gjakovën, ku tre fëmijë kanë humbur jetën në fshatin Jabllanicë, pas shembjes së një shtëpie të pabanuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se fëmijët janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare, nga familjet Ramaj, Morina dhe Mehmetaj.

Vdekja e të miturve është konstatuar në vendin e ngjarjes. 

Ndërkaq, drejtori i Spitalit Rajonal të Gjakovës, Hilmi Shala, ka bërë të ditur se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në morgun e spitalit.

Të gjitha njësitë përkatëse kanë intervenuar dhe Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin. 

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/