image Tragjedia në Gjermani, kjo është gjendja e gruas kosovare që e plagosi burri

Diasporë

Tragjedia në Gjermani, kjo është gjendja e gruas kosovare që e plagosi burri

news image

Një tragjedi ka ndodhur dje në Hamburg të Gjermanisë, ku babai kosovar me prejardhje nga komuna e Gjakovës, dyshohet se vrau dy djemtë e tij të mitur, plagosi gruan dhe më pas vrau veten.

Në shtëpinë e viktimave nuk ndodhet askush, ndërsa fqinjët kanë vendosur lule dhe qirinj për nder të tyre.

Siç raportohet gjendja e gruas së plagosur është jostabile dhe e njëjta ndodhet në koma në spital.

“Prapa meje ndodhet shtëpia ku ndodhi ngjarja makabër, banorët u zgjuan me një lajm të trishtë, ku të vdekur mbetën tre persona nga përdorimi i armës së zjarrit dhe një person i plagosur. Babai me emrin Flamur ka qëlluar për vdekje dy fëmijët e tij 11 dhe 13 vjeçar dhe ka plagosur gruan e tij, e cila gjendet në spital në koma. Gjendja e saj është mjaftë serioze dhe jostabile. Shtëpia i ka të vendosura dekorimet e festave të fundvitit, fqinjët kanë vendosur pranë qirinjë dhe lule në nder të personave që vdiqën”, tha gazetari.

Sipas informacioneve të para familja kishte pasur konflikte edhe në të kaluarën, konkretisht në vitin 2020.

“Sipas prokurorit gjerman, deri më tani nuk dihen motivet dhe sesi ka ndodhur rasti. Por sipas raportimeve, thuhet se kjo familje ka pasur probleme edhe në të kaluarën. Në vitin 2020 gruaja është ankuar në polici për probleme me bashkëshortin e saj”, u shpreh ai tutje, raporton T7.

/GazetaSinjali/