image Tragjedia në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj tropojanit që dyshohet për vrasjen e burrit të hallës

Drejtësi

Tragjedia në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj tropojanit që dyshohet për vrasjen e burrit të hallës

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër C.I. nga Tropoja, i cili mesnatën e 7 korrikut të vitit 2020, kishte therur me thikë tre anëtarë të familjes Mulaj në fshatin Bardhaniq të Gjakovë.

Në një njoftim të Prokurorisë Themelore të Gjakovës është bërë e ditur se ndaj C.I. është ngritur aktakuzë për tri vepra penale: “Vrasje e rëndë”, “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

“Sipas aktakuzës, në muajin Korrik të vitit 2020, në fshatin Bardhaniq, komuna e Gjakovës, i pandehuri C.I., me dashje, ka privuar nga jeta N.M., në shtëpinë e tij, ku përderisa tani i ndjeri ishte në dhomën e gjumit, i pandehuri e merr në kuzhinë një thikë e një çekan hekuri, ku e përdorë për ta hapur derën e dhomës, dhe e godet atë me thikë disa herë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë””, ka bërë të ditur Prokuroria.

“Në dhomën e gjumit ishte prezent edhe bashkëshortja e tij, D.M, ku i pandehuri e godet edhe atë me thikë në krahun e majtë dhe në dorën e djathtë. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.”, njofton Prokuroria.

Më pas, C.I. kishte shkuar edhe në dhomën tjetër ku prezent ishte djali i viktimës, M.M., të cilin e kishte goditur disa herë me thikë në disa pjesë të ndryshme të trupit.

“Gjithashtu i njëjti shkon edhe në dhomën tjetër ku ishte prezent djali i viktimës, M.M., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Me këto veprime i pandehur ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë””.

/GazetaSinjali/