image Tragjedia në Durrës sipas Policisë ishte e menduar: Ekzekutori është djali - të gjithë fëmijët të përfshirë në krim

Shqipëri

Tragjedia në Durrës sipas Policisë ishte e menduar: Ekzekutori është djali – të gjithë fëmijët të përfshirë në krim

news image

Drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hitaj ka zbardhur detaje tronditëse nga vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash.

Përmes një deklarate për shtyp, Hitaj theksoi se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.

Megjithëse ekzekutori ishte i vëllai, vajza fillimisht ka marrë përsipër krimin për faktin se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare dhe nxitja e babait që ajo të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

“Me marrjen e kallëzimit nisën kërkimet për gjetjen e personit. Më 17 shkurt është gjetur mjeti që përdorte Pëllumb Meta në Sektor Rinia. Është ngritur grupi posaçëm hetimor ku vijuan hetimet dhe kërkimet, u hodhën pistat e hetimet pse ishte zhdukur 50-vjeçar. Më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukje, por vrasje në familje. Nga tërësia e veprimeve u gjet edhe trupi i cili ishte varrosur në ambientet e brendshme të banesës. Pas ekspertizës u konkludua se është vrarë me armë zjarri. Veprimet vijuan me insitesitet të lartë dhe nga të gjithë provat e siguruara, u gjetën provat dhe të arrestojmë anëtarët, Hysen Metajn, dhe H.M, të cilët kanë bashkëpunuar, Është arrestuar edhe Amarildo që ka ndihmuar vëllain dhe motrën. Hetohet në gjendje të lirë Blerina Meta. Policia ka qenë e fokusuar te vendi i ngjarjes. Është gjetur edhe arma e zjarrit, është sekuestruar municion luftarak, veshje që janë përdorur në kryerjen e këtij krimi“.

“Vrasja ka ndodhur në banesë dhe më pas e kanë zhvendosur kufomën në kasolle ku dhe e kanë varrosur. Është gjetur edhe pistoleta model 54 në një zonë moçalore të quajtur Vaska, pranë banesës së tyre. Nga veprimet hetimore rezulton se djali i familjes ka kryer qitjen dhe ka qenë ekzekutori i ngjarjes së rëndë. 19-vjeçarja ka qenë e përfshirë në këtë ngjarje dhe motivi i vrasjes ka qenë se kjo dhe familjarë të tjerë kanë pasur debate me të atin për shkak të nxitjes së babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj”, tha Hitaj.

Kush ishte iniciator që u zbulua se nga i humbur ka qenë një vrasje?

Hitaj: Në momentin që kemi marrë këtë kallëzim kemi pasur dyshimet tona. Nga informacionet tona që morëm në zonë na tregoi se nuk ishte një humbje apo zhdukje, por diçka më tepër. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por një zjarr të menduar nga dy fëmijët e tij.

A ka të implikuar të tjerë në këtë ngjarje?

Hitaj: Me hetimet do të zbulojmë rrethanat.

A ka pasur të tjerë të pranishëm në momentin e kryerjes së krimit?

Hitaj: Nëse do të kishte do të ishin arrestuar edhe ata.

E ka pranuar ekzekutori akuzën?

Hitaj: Po, e ka pranuar. Është bërë sqarimi i ngjarjes. Motra fillimisht mori përsipër akuzat pasi ishte bërë për të, por pas punës intensive hetimore Hysen Meta ka pranuar krimin. Mjekësia ligjore ka konfirmuar datën 10 shkurt si ditë të vrasjes.

/GazetaSinjali/