image Tragjedia me 51 viktima në Koçan/ Dalin pamjet e momentit kur diskoteka u përfshi nga zjarri

Rajon

Tragjedia me 51 viktima në Koçan/ Dalin pamjet e momentit kur diskoteka u përfshi nga zjarri

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni të Veriut, ku si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan, 51 persona humbën jetën dhe mbi 100 persona mbetën të plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Zjarri dyshohet se shpërtheu si pasojë e fishekzjarreve, gjatë kohës që po performonte një grup i njohur.

Në media tashmë janë publikuar pamjet e momentit kur ka filluar zjarri brenda diskotekës në Koçan  të Maqedonisë së Veriut.

Deri më tani është raportuar për 51 të vdekur dhe 118 të lënduar që po trajtohen nëpër spitale.

VIDEO

/GazetaSinjali/