image Tragjedi, nënë e djalë humbin jetën në një aksident trafiku gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë

Kosovë

Tragjedi, nënë e djalë humbin jetën në një aksident trafiku gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë

news image

Nënë e djalë kanë vdekur në një aksident të rëndë trafiku gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë, viktimat janë me prejardhje nga fshati Skifteraj i Vitisë.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, u ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, për humbjen e dy familjarëve të tyre.

“Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në telegram ngushëllimin e kryetarit Haliti.

Raportohet se viktimat do të varrosen sot në këtë fshat. /Gazeta Sinjali/

Njoftimi i plotë i Komunës së Vitisë: