image Tragjedi në Vlorë, turistja 30-vjeçare nga Finlanda humb jetën pas një zhytjeje

Botë

Tragjedi në Vlorë, turistja 30-vjeçare nga Finlanda humb jetën pas një zhytjeje

news image

Një turiste finlandeze rreth 30-vjeçare ka humbur jetën në Vlorë, pasi pësoi probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje në det.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Radhimës, pranë anijes së mbytur “Spitaliers”, ku turistja ishte pjesë e një grupi zhytësish.

Gjatë zhytjes ajo dyshohet se ka pasur mungesë oksigjeni ose një komplikacion tjetër shëndetësor. Zhytësit e tjerë kanë reaguar menjëherë, duke e nxjerrë në sipërfaqe dhe duke kërkuar ndihmë mjekësore.

30-vjeçarja është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një gjendjeje serioze.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit intensiv, turistja nuk ka arritur të mbijetojë.

Autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun që çoi në humbjen e jetës së saj gjatë zhytjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/