Më shumë se 20 civilë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi raketor nga forcat ruse në qytetin ukrainas të Sumy, sipas kryebashkiakut në detyrë Artem Kobzar. Ai e përshkroi sulmin si një “strategji të tmerrshme” që ka goditur thellë komunitetin lokal, shkruan Gazeta Sinjali.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, reagoi menjëherë pas ngjarjes, duke deklaruar se raketat goditën “një rrugë të zakonshme të qytetit, njerëz të zakonshëm: shtëpi, institucione arsimore, makina në rrugë”. Ai konfirmoi se është nisur një operacion shpëtimi për të ndihmuar të prekurit nga sulmi.
Zelensky theksoi rëndësinë e ditës së sulmit, duke theksuar se Rusia zgjodhi të godasë qendrën e Sumy-t “në ditën kur njerëzit shkonin në kishë për të ‘Dielën e Palmave’, festën e hyrjes së Zotit në Jerusalem”.
Presidenti ukrainas bëri thirrje për një përgjigje të fortë nga komuniteti ndërkombëtar: “Shtetet e Bashkuara, Evropa, të gjithë në botë që duan t’i jepet fund kësaj lufte dhe vrasjesh. Rusia dëshiron pikërisht këtë lloj terrori dhe po e zvarrit këtë luftë. Pa presion mbi agresorin, paqja është e pamundur”.
Ai përfundoi me një mesazh të qartë: “Bisedimet nuk i kanë ndalur kurrë raketat balistike dhe bombat ajrore”.