image Tragjedi në Ukrainë, 13 të vdekur pasi minibusi u përplas me kamionin

Botë

Tragjedi në Ukrainë, 13 të vdekur pasi minibusi u përplas me kamionin

news image

Një tragjedi është regjistruar në Ukrainë, ku 13 persona kanë mbetur të vdekur, shkruan Euronews.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se një minibus është përplasur me një kamion, e si pasojë 13 persona kanë mbetur të vdekur dhe 7 të tjerë janë lënduar.

Si pasojë e aksidentit, 13 persona humbën jetën dhe 7 persona u shtruan në spital me lëndime të shkallës së ndryshme”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po merret me shkaqet e ngjarjes.

 /GazetaSinjali/