image Tragjedi në Tenerife: 88-vjeçari humb jetën pasi u përball me grabitësit për të mbrojtur bashkëshorten

Botë

Tragjedi në Tenerife: 88-vjeçari humb jetën pasi u përball me grabitësit për të mbrojtur bashkëshorten

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ishullin Tenerife të Spanjës, ku një 88-vjeçar britanik ka ndërruar jetë pasi u sulmua gjatë një grabitjeje, teksa përpiqej të mbronte bashkëshorten e tij.

Ray Cowen, me origjinë nga Blackpool, reagoi kur grabitësit i rrëmbyen çantën gruas së tij, Judy, 79 vjeç, dhe tentuan t’i merrnin edhe orën. Gjatë përballjes, ai u shty me forcë drejt një automjeti të parkuar, duke pësuar lëndime të rënda në kokë.

Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe arritën ta rikthenin në jetë në vendngjarje, ndërsa më pas ai u transportua në spital. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 88-vjeçari ndërroi jetë dy ditë pas incidentit.

Ngjarja kishte ndodhur më 17 qershor, vetëm pak ditë pasi Cowen kishte festuar ditëlindjen e tij të 88-të në një lokal pranë vendit ku po kalonte pushimet.

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar tre persona në lidhje me rastin. I dyshuari kryesor, i cili besohet se i shkaktoi lëndimet fatale pensionistit, është lënë në paraburgim me urdhër të gjykatës, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar me kusht deri në vazhdimin e procedurave.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë ende në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/