image Tragjedi në një liqen artificial në Mynih: 29-vjeçari gjendet i vdekur pas orëve të kërkimit

Evropë

Tragjedi në një liqen artificial në Mynih: 29-vjeçari gjendet i vdekur pas orëve të kërkimit

news image

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën Langwied të Mynihut, ku një 29-vjeçar nga India është gjetur i pajetë pasi u zhduk në ujërat e një liqeni artificial gjatë fundjavës.

Sipas raportimeve të autoriteteve gjermane, i riu ishte duke notuar kur shoku i tij, i cili ndodhej pranë tij, e ka parë duke luftuar në ujë para se të humbte kontaktin dhe të zhdukej nën sipërfaqe. Menjëherë janë kërkuar ndihma nga pushuesit e tjerë, të cilët tentuan ta gjenin duke u futur në ujë, por përpjekjet e tyre rezultuan të pasuksesshme.

Në kërkim u angazhuan ekipet e shpëtimit dhe policia gjermane, të cilët vazhduan operacionin edhe ditën e nesërme. Pavarësisht përpjekjeve intensive, shpresat për ta gjetur të riun gjallë u zvogëluan me kalimin e orëve.

Gjatë operacionit, policia u kërkoi notarëve të largoheshin nga uji për të krijuar kushte më të mira për zhytësit dhe për të shmangur turbullimin e ujit. Pas ndërhyrjes së një zhytësi të policisë, trupi i 29-vjeçarit u gjet në një thellësi rreth 10 metra.

Pas nxjerrjes së trupit në breg, autoritetet siguruan zonën dhe nisën procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Një mik i viktimës konfirmoi identitetin e tij në vendngjarje.

Sipas të dhënave paraprake, dyshimi kryesor është se bëhet fjalë për një aksident të rëndë gjatë notit. Hetimet nga autoritetet gjermane vijojnë për të përcaktuar saktësisht se si ndodhi tragjedia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/