image Tragjedi në New Jersey, dy fëmijë humbin jetën pas aksidentit me varkë

Botë

Tragjedi në New Jersey, dy fëmijë humbin jetën pas aksidentit me varkë

news image

Një aksident i rëndë me mjet lundrues në shtetin amerikan të New Jersey ka përfunduar me vdekjen tragjike të dy fëmijëve, të cilët ndodheshin në një varkë së bashku me dy të rritur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 korrikut në zonën e Berkeley Township, kur varka me të cilën po lundronin u përplas me një shenjë të kanalit, duke bërë që dy fëmijët të përfundonin në ujë.

Sipas autoriteteve, viktimat janë një vajzë 9-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar. Dy të rriturit që ndodheshin në varkë, një burrë 63-vjeçar dhe një grua 64-vjeçare, arritën t’i nxirrnin fëmijët nga uji, por ata ishin pa shenja jete. Mediat amerikane raportojnë se të rriturit dyshohet të kenë qenë gjyshërit e tyre.

Fëmijët u transportuan me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

Policia Shtetërore e New Jersey ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e mjetit lundrues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/