image Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Shqipëri

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

news image

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Tales, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.

Viktimat e moshave 11 dhe 13 vjeçe ndodheshin në një zonë plazhi pa mbikëqyrje dhe pa struktura sigurie. Dyshohet se ato janë futur në ujë dhe nuk kanë arritur të dalin më.

Trupat e tyre janë nxjerrë nga deti dhe janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës për procedura të mëtejshme.

Policia dhe grupi hetimor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të tragjedisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/