image Tragjedi në Kurbin: Vajza dyshohet se vret nënën, rasti fillimisht u raportua si vdekje natyrale

Shqipëri

Tragjedi në Kurbin: Vajza dyshohet se vret nënën, rasti fillimisht u raportua si vdekje natyrale

news image

Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga Policia e Lezhës në fshatin Fushë Mamurras, në Kurbin, ku një 85-vjeçare dyshohet se është vrarë nga vajza e saj 57-vjeçare.

Sipas hetimeve, viktima D. Sh. ka ndërruar jetë më 30.04.2026, fillimisht siç ishte raportuar si vdekje natyrale, pa u njoftuar Policia në momentin e parë të ngjarjes.

Megjithatë, pas hetimeve të thelluara, autoritetet kanë dyshime se 85-vjeçarja është vrarë si pasojë e goditjeve me thikë nga vajza e saj, V. Sh., e cila është ndaluar nga Policia e Lezhës.

Ajo dyshohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa gjatë hetimeve është sekuestruar edhe thika e dyshuar si mjeti i krimit, së bashku me prova të tjera materiale.

Po ashtu, materialet procedurale janë referuar edhe ndaj një mjekeje me inicialet A. Ll., e cila dyshohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi ka plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar rastin si vdekje natyrale dhe pa njoftuar organet kompetente.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/