Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe rreth 30 pasagjerë të tjerë të autobusit të kompanisë kosovare “Deva Tours”.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dhjetë nga personat e lënduar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sinjali mëson se ky autobus ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që shoferin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa ishte duke vozitur.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga kjo kompani, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.
Sinjali mëson se të gjitha viktimat e konfirmuara deri tani janë nga Kosova dhe gjendeshin në autobus kur ndodhi aksidenti./Gazeta Sinjali/