image Tragjedi në Kretë, humb jetën shqiptari pas dy javësh në koma nga incidenti në det

Rajon

Tragjedi në Kretë, humb jetën shqiptari pas dy javësh në koma nga incidenti në det

news image

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në ishullin e Kretës, në Greqi, pasi për rreth dy javë qëndroi në koma pas një incidenti të rëndë në det.

Bëhet fjalë për Roland Salën, me origjinë nga Peshkopia e Dibrës, i cili jetonte prej vitesh në Angli dhe kishte udhëtuar drejt Kretës për të kaluar pushimet pranë familjarëve.

Sipas raportimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Rethimnos, ku i riu shqiptar u përfshi nga dallgët e detit dhe pësoi asfiksi. Ai u nxor nga uji dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët u përpoqën për ditë të tëra t’i shpëtonin jetën.

Pavarësisht kujdesit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, Roland Sala nuk arriti të mbijetojë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur komunitetin shqiptar në Rethimno, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e 33-vjeçarit.

Trupi i tij pritet të dërgohet drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit në vendlindje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/