image Tragjedi në Korçë, 66-vjeçari gjendet i pajetë në një veturë të përfshirë nga flakët

Shqipëri

Tragjedi në Korçë, 66-vjeçari gjendet i pajetë në një veturë të përfshirë nga flakët

news image

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm një lagje të Korçës, ku një 66-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një automjeti që ishte përfshirë nga zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 në lagjen nr. 10 të Korçës, ku një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët.

Pas mbërritjes së shërbimeve policore dhe zjarrfikësve në vendin e ngjarjes, brenda automjetit është gjetur pa shenja jete një shtetas rreth 66-vjeçar, i cili ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se viktima mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit, por rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/