image Tragjedi në koncertin e Taylor Swift, vdes një fanse

Bota e Yjeve

Tragjedi në koncertin e Taylor Swift, vdes një fanse

news image

Foto ilustruese


Një fanse e Taylor Swift humbi jetën mbrëmjen e së premtes gjatë koncertit që këngëtarja e njohur mbajti në stadiumin “Olímpico Nilton Santos” në Rio de Janeiro.

23-vjeçares Ana Clara Benevides i ra të fikët gjatë shfaqjes dhe besohet të ketë pasur një arrest kardiak sipas kushërirës së saj, Estela Benevides. Mjekët në stadium u përpoqën ta mbanin në jetë vajzën e re, por nuk ia dolën dot.

Në disa video të ndara në rrjetet sociale, Swift u pa duke iu lutur stafit të stadiumit për t’u dhënë ujë pjesëmarrësve në koncert, pasi sipas shumë burimeve në stadium ka qenë shumë nxehtë dhe uji nuk është lejuar të futet nga jashtë, shkruan Reuters.

Menjëherë pas përfundimit të shfaqjes, Swift reagoi për ngjarjen tronditëse, por mes rreshtave shkroi se fansja kishte ndërruar jetë përpara se të hynte në stadium.

Brazili prej disa ditësh është përfshirë nga një valë e nxehti dhe mendohet se gjatë koncertit vapa është shtuar edhe më tej duke bërë që temperaturat të arrinin më lart se 40 gradë.

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemrën e copëtuar them se humbëm një fans më sonte para shfaqjes sime. Unë as nuk mund t’ju them se sa e shkatërruar jam nga kjo”, shkroi Swift.

/GazetaSinjali/