Një ish-modele dhe menaxhere hoteli ka ndërruar jetë në spital pas një aksidenti të rëndë me kalë, në një ngjarje që autoritetet e kanë cilësuar si “fatkeqësi”.
Ewa Larsson, 59 vjeçe, u përfshi në incident gjatë një shëtitjeje me kalë në zonën rurale të Ripple, pranë Deal, më 27 gusht 2025. Sipas hetimeve, ajo kishte qenë pjesë e një aktiviteti të organizuar me pagesë nën mbikëqyrjen e një instruktoreje kalërimi.
Raportohet se Larsson fillimisht kishte rënë nga kali dhe më pas kishte tentuar të hipte sërish, por nuk kishte arritur dhe kishte vendosur ta udhëhiqte në këmbë. Situata u përkeqësua kur disa kafshë u trembën papritur nga qen që dolën nga një kopsht pranë rrugës.
Në përpjekje për të mbajtur frerët, ajo u tërhoq zvarrë kur kali nisi të lëvizte me shpejtësi, duke pësuar plagë të rënda. Ajo ndërroi jetë në spital 47 ditë më vonë.
Një juri e hetimit e ka klasifikuar ngjarjen si “misadventure”, duke e konsideruar një aksident tragjik pa qëllim.
Një mik i saj e përshkroi Larsson si një person të fortë dhe punëtore të palodhur, duke theksuar se ajo ishte shumë e dashur për familjen dhe rrethin shoqëror.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!