Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, në fshatin Hotolisht, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi një gur i madh është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin me të cilin po udhëtonte.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes së fortë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Autoritetet pritet të hetojnë edhe shkaqet e shkëputjes së gurit nga shpati i malit, ndërsa aksi rrugor ka qenë përkohësisht nën monitorim pas ngjarjes tragjike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!