Gazeta Sinjali para pak minutash raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sonte në kryeqytet. Sipas informacioneve të para nga sinjalizuesit, raportohej për dy të plagosur, mirëpo Sinjali mëson se bëhet fjalë për tre persona të plagosur, dy burra dhe një grua.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali njoftojnë se njëri nga viktimat nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka humbur jetën.
Në anën tjetër, dy të plagosurit po ashtu janë dërguar në Emergjencë dhe sipas informacioneve të para, që të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.