Një model i keq kundërvajtjeje është kapur nga telefoni i një sinjalizuesi i cili e ka raportuar ngjarjen në redaksinë e gazetës Sinjali.
Një autobus i Trafikut Urban, është xhiruar mbrëmë vonë në qendër të Prishtinës duke bërë kundërvajtje.
Përkundër shenjës së kuqe të semaforit që sinjalizon për ndalim të detyruar, e cila shihet qartë në video, shoferi i këtij këtij automjeti për bartjen e udhëtareve, bën shkelje duke vazhduar rrugën.
Në këtë mënyrë drejtuesi rrezikon jetën e udhëtarëve dhe sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Videoja është bërë rreth orës 23:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në udhëkryqin që shpie për në Gërmi.
Kujtojmë se si pasojë e mos rrespektimit të shenjave të komunikacionit, në Kosovë kanë ndodhur aksidente të shumta, madje edhe me pasoja fatale./Sinjali/