image “Tradhti”, protestuesit serb shpërthejnë me ofendime ndaj Vuçiqit në veri të Mitrovicës

Siguri

“Tradhti”, protestuesit serb shpërthejnë me ofendime ndaj Vuçiqit në veri të Mitrovicës

news image

Situata në Mitrovicë të Veriut u tensionua gjatë ditës së sotme pas arrestimit të Milun Milenkoviq- Llune, njërit prej organizatorëve të  sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan.

Pas këtij arrestimi, qytetarë serbë u grumbulluan pranë Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut, ndërsa policia e Kosovës e bllokoi rrugën që çon te Lagjja e Boshnjakëve.

Protestuesit nga atje shprehën pakënaqësinë e tyre për Listën Serbe dhe brohoritën kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Kossev.

Në mesin e thirrjeve që u dëgjuan ishte  “tradhti” por pati edhe ofendime tjera ndaj shefit të shtetit serb.

I arrestuari Milun Milenkoviq i njohur me nofkën “Llune” është njëri nga nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili e bëri të ditur lajmin për arrestim njoftoi se gjatë arrestimit të Milenkoviq janë lënduar lehtë tre zyrtarë policorë.

/GazetaSinjali/