Toyota ka prezantuar modelin e ri GR Yaris këtë javë, ndërsa tani na njofton me specifikat dhe dallimet që ai ka me modelet e tjera.
GR Yaris ka përmirësime të rëndësishme sa i përket fuqisë, ku përfshihet një transmision automatik me tetë shpejtësi.
Ndryshimet në pjesën e pasme të veturës nuk janë aq të dukshme sa ato në pjesën e përparme të cilat karaterizohen me drita të reja.
Estetikisht pamja e brendshme nuk ka ndryshuar shumë, përveç avancimit të instrumente digjitale ku përfshihen matës të shpejtësive, dhe informacione të tjera që shfaqen në ekran.
Prodhimi i ri nga Toyota, ende funksionon me një motor turbo-charged 1.6 litërsh me 300 kuaj fuqi. /Telegrafi/