Legjenda e Romës, Francesco Totti ka nisur punë të re.
Ai ka formuar agjencitë e skautimit, menaxhimit dhe këshillimit për klubet dhe lojtarët.
Totti ishte shkurtazi pjesë e stafit drejtues të Romës, por u largua për shkak të mosmarrëveshjeve me klubin.
“Me krenari të madhe, unë njoftoj se kam krijuar dy agjenci konsultimi dhe asistence për klube dhe lojtar, me qendër në Romë: ata quhen CT10 dhe IT Scouting” – shkroi Totti në rrjetet sociale.
Francesco Totti i qëndroi besnik Romës dhe nuk u largua deri në fund të karrierës./Gazeta Sinjali/