Skuadra e Tottenhamit ka përgatitur ofertën për portierin Dean Henderson që është pjesë e Manchester Unitedit dhe ka paralajmëruar largimin nga klubi.
Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Henderson është i pakënaqur me minutazhën dhe për këtë arsye ka kërkuar nga klubi që ta nxjerrë në shitje.
Manchester Unitedi për ta lënë të lirë portierin 23-vjeçar, i cili ka 12 paraqitje këtë sezon po kërkon të paktën 40 milionë euro.
Te Tottenhami po e shohin Hendersonin si pasardhës të kapitenit Hugo Lloris dhe për këtë arsye janë të gatshëm të investojnë në shërbimet e tij.
Henderson është produkt i akademisë së Unitedit kurse në ekipin e parë është përfshirë para fillimit të këtij edicioni.
Ai ka kontratë deri në vitin 2025 kurse krahas Tottenhamit, interesim për transferimin e tij kanë treguar edhe Chelsea e West Ham Unitedi./Sporti në Sinjali/