Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet prezanton premierën e shfaqjes dans teatër “Totem dhe Tabu” në Teatrin Kombëtar të Kosovës, me koreografi nga Robert Nuha dhe dramaturgji të Zana Hoxhës, të martën me 18.05.2021, në orën 19:30, shkruan Gazeta Sinjali.
“Totem dhe Tabu”, është tandem eksperimental i dansit kontemporan dhe tekstit minimal që mundëson reflektimin e audiencës lidhur me çështjet e ngritura të cilat ngërthejnë jetën e tyre dhe mentalitetin kosovar.
Shfaqja ngrehë pikëpyetje për situata dhe shqetësime të mëdha shoqërore, trauma, ndikimin e pandemisë dhe hipokrizinë shoqërore por pa arritur në konkludime dhe me qëllim që të prekë në thellësinë e përjetimeve, emocioneve dhe ngjarjeve të cilat vijnë në formë imazhesh dhe monologjeve.
Pyetjet, reflektimet, çështjet dhe temat që trajtohen mbeten të izoluara brenda “Kornizave” individuale dhe kolektive që janë Tabu për shoqërinë apo nuk arrijnë të depërtojnë në diskursin publik.
Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës Ora: 19:30 Data: 18 Maj, 2021
Koreograf: Robert Nuha
Dramaturgjia: Zana Hoxha
Trupa artistike e Artpolis me aktorët: Donikë Ahmeti, Qëndresa Kajtazi, Ismail Kasumi , Edlir Gashi, Kaltrinë Zeneli, Mikel Markaj, Zhaneta Xhemajli, Blerta Gubetini.
Muzika/Piano: Alzan Gashi.
Kostumografe: Yllka Brada
Asistente teknike: Elira Lluka
Ndriçimi: Mursel Bekteshi
Inspiciente: Nazmije Krasniqi
Rrobaqepës: Shemsi Avdiu, Lulzime Halimi, Remzie Haziri.