image Toshkovski: Mbi 20 persona të dyshuar për zjarrin që la mbi 50 të vdekur në Koçan

Rajon

Toshkovski: Mbi 20 persona të dyshuar për zjarrin që la mbi 50 të vdekur në Koçan

news image

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, deklaroi sot se Licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi tragjedia ndërlidhet me mit-marrje dhe korrupsion dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi, shkruan Alsat.

“Kjo licencë është e ndërlidur me mit-marrje dhe korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski.

Sipas ministrit të brendshme, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që  3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.

Toshkovski gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë.

Në konferencën për media, ministri tha po ashtu se në koordinim me Prokurorinë Publike, kanë më shumë se 20 persona të dyshuar rreth ngjarjes në Koçan, shkruan Alsat.

Ai para mediave, tregoi se aktualisht në stacionin policor ndodhën 15 persona.

/GazetaSinjali/