image “Torturat” gjashtë orë që zgjasin në kufirin me Serbinë

Kosovë

Kufi/ “Torturat” gjashtë orë që zgjasin në kufirin me Serbinë

news image

Pika kufitare në Merdare mes Kosovës dhe Serbisë është shndërruar edhe sot në një torturë për mërgimtarët që po kthehen nga pushimet në Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitar në Merdare janë shkaktuar kolona të gjata automjetesh me mërgimtarët tanë që po presin për t’u kthyer në vendet e Evropës Perëndimore.

Pritjet për ta kaluar kufirin janë deri në gjashtë orë, kurse kolona e automjeteve arrin në 1,300 metra.

Pritje për ta kaluar kufirin me Serbinë ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, ku po pritet mbi dy orë për ta kaluar kufirin. Ndërsa kolonat e automjeteve arrijnë në 400 metra. Ndërsa në vendkalimin kufitar në Jarnije, po pritet deri në 90 minuta për të hyrë në Serbi.