Nëse dëshironi që të përgatitni një ëmbëlsirë të lehtë dhe shumë të shijshme për vikend, atëherë torta me biskota është e duhura.
Ja se si ta përgatisni këtë ëmbëlsirë:
Përbërësit: 3 çokollata, 2 krem qumeshti, 1 tako të gatshme, 11 biskota, karamel ose sos i çokollatës, qumësht dhe lajthi.
Përgatitja: Kremin e ngrohni në një tenxhere dhe kur fillon të vlojë ia shtoni çokollatën për t’u shkrirë.
Pasi të shkrihet ia shtoni biskotat e thyer dhe takon e gatshme, pastaj mënyrën e njëjtë të renditjës e përsërisini.
Glazurën e përgatitur e vendosni në një enë ku tani e vendosni për ngrirje.
Pas ngrirjës përmbi ia shtoni sosin e çokollatës të cilin e përgatitni me pak qumësht.
Ndërsa për zbukurim ia përdorni lajthitë./Gazeta Sinjali/