image Tornado në SHBA, shtatë persona humbin jetën

Botë

Siguri/ Tornado në SHBA, shtatë persona humbin jetën

news image

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove që mbërthyen tenesin qendror, përfshirë qytetin më të madh të shtetit, neshvill.

Zyrtarët thanë se tornadot kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe qytet.

Sipas kryebashkiakut, qyteti ishte shkatërruar dhe njerëzit duhet ti ofrojnë ndihmë njëri tjetrit. Lagje të tëra në qytet janë zhytur në errësirë për shkak të dëmeve të mëdha në infrastrukturë. Rreth 44 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Ka patur dëme domethënëse edhe në aeroportin lokal.

Shkollat e qytetit, gjykatat dhe linjat e transportit u mbyllën të martën për shkak të dëmeve. /Gazeta Sinjali/