As Komuna e Lipjanit nuk shpëtoi nga përmbytjet pas reshjeve gjatë ditëve të fundit.
Banorët e fshatit Torinë kanë dërguar pamje në redaksinë e Gazetës Sinjali, ku shihet një sasi e madhe uji në këtë vend. Ata kanë thënë se qarkullimi i automjeteve po bëhet me shumë vështirësi.
Në videot e mëposhtme shihet se veturat janë mbuluar nga uji, kështu duke u shkaktuar dëme të mëdha materiale./Gazeta Sinjali/