image Top Channel padit në gjykatë Olsi Bylykun

Bota e Yjeve

Top Channel padit në gjykatë Olsi Bylykun

news image

Top Channel e ka paditur në gjykatë Olsi Bylykun për shkaktim dëmi.

Aktori ka qenë pjesë e formatit ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë shpejt. Pas daljes nga formati, ai ‘u fsheh’ për një kohë të gjatë dhe më pas bëri një dalje ‘boom’ duke ironizuar dhe thumbuar Ledion Liçon dhe ‘Top Channel’

Pas eliminimit të tij, ai nuk ka patur intervista lidhur me rrugëtimin e tij në ‘BBV’, duke refuzuar kështu të flasë për eksperiencën që ka kaluar në format

“Ikëm tek ‘Top-i’ për më mirë, na nxorrën për dy javë. Domethënë na nxorri populli sepse s’ka lidhje ‘Top-i’ me atë pjesë, as produksioni po… “– ishin këto fjalët e thëna nga Olsi një ditë përpara publikimit të projektit muzikor

Në këngën e publikuar titulluar ‘Pikë’, ndër të tjera Olsi thotë për ‘Top Channel’: ‘Mos bab, mos reago ashtu se të duhet Topi’

/GazetaSinjali/