image Top 10 gabimet drejtshkrimore në fanellat e futbollistëve

Qesharake

Top 10 gabimet drejtshkrimore në fanellat e futbollistëve

news image

Gabimet e futbollistëve në ndeshjet e futbollit janë padyshim të paevitueshme.

Prej portierëve e deri te sulmuesit, mund të kemi qenë dëshmitarë të gabimeve fatale si ato të dështimit për të realizuar, ashtu edhe ato të pranimit të golave.

Por, gabimet drejtshkrimore në fanellat e lojtarëve janë jashtëzakonisht të rralla dhe si rrjedhojë e saj, shpeshherë janë edhe qesharake.

Rasti më i fundit i njohur është gabimi në fanellën e mesfushorit të Chelseat, Jorginho.

“Jorghino” pati një nga performancat e tij më të mira për Chelsean gjatë finales e Evropa League ndaj Arsenalit në fund të gushtit të vitit të kaluar.

Por a keni vënë re ndonjë gjë të gabuar aty? Nëse ju jeni tifoz i Chelsea, përgjigjja e kësaj pyetje është ndoshta ‘jo’,por italiani doli në fushë me një gabim drejtshkrimor në fanellën e tij.

Natyrisht, tifozët ishin goxha të pamëshirshëm me reagimet e tyre duke lënë dyshime të mëdha nëse fanellat ishin kontrolluar dy herë para fillimit të ndeshjes.

Për më tepër, stafi i Chelsea nuk është klubi i parë që ka bërë një gabim të sikletshëm drejtshkrimor në një fanellë futbolli dhe sigurisht që nuk është më i keqi që kemi parë.

Në vijim do të shihni top-10 gabimet në fanellat e futbollistëve, që për qudi, disa janë emra shumë të mëdhenj që kanë lënë gjurmë të mëdha në historinë e futbollit botëror.

Në vijim do të shihni top-10 gabimet në fanellat e futbollistëve, që për qudi, disa janë emra shumë të mëdhenj që kanë lënë gjurmë të mëdha në historinë e futbollit botëror.

Tomasz Kuszczak

Portieri Tomasz Kuszczak, një emër ky i vështirë për tu shkruar, por nuk do të kishte problem t’ia qëllonin se me çfarë shkronje i fillon emri.

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/08/690-15.jpg

David Beckham

Epo, nuk mund t’i fajësoni përgjegjësit për këtë lëshim sepse në të shqiptuar shkronja “H” është e pavërejtshme sikur në këtë fanellë, por nuk jemi të sigurt se kjo është mënyra  se si Beckham dëshironte ta kalonte ndeshjen e tij të parë te Manchester United me fanellën numër 7.

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/08/690-2-3.jpg

David Bentley

Një tjetër nga më të këqijat. Një lëshim tjetër i pafalshëm. Ne të gjithë jemi në dijeni për veturat Bentley, por mesa duket jo edhe përgjegjësi i fanellave i ekipit të Blackburnit.

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/08/690-3-3.jpg

Anderson

Ne e dimë që Anderson ishte një lojtar mjaft i dobët për Manchester United dhe pati aventurë të dështuar aty, por nuk kishte pse të shkatërrohej edhe fanella e tij.

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/08/690-4-3.jpg

Jorginho

Epo, na u desh të përfshinim shembullin më të fundit dhe Jorginho e kishte “nderin” për të shënuar në një finale evropiane me emrin dallash në shpinë.

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/08/690-11-2.jpg

Steven Gerrard

Jemi mjaft të sigurt se përgjegjësi i fanellave në LA Galaxy ra në gjumë në tastierë te ky gabim. Tri “R” të njëpasnjëshme është një gabim që nuk falet lehtë.

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/08/690-5-3.jpg

Zlatan Ibrahimovic

Ok, seriozisht, çfarë po ndodh në Kaliforni? Asnjë futbollist nuk është mjaft i guximshëm të konfrontohet me Ibrahimovicin, por përgjegjësi i fanellave për LA Galaxy si duket ishte trim dh sypatrembur.

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/08/690-6-2.jpg

Roque Santa Cruz

Kushdo që ka punuar në fanellat e Blackburn kur u bë ky gabim është qartë ende i hidhëruar me prindërit e tyre të cilët i kanë thënë atij se Babadimri (Santa Claus) nuk është i vërtetë. Ky është supozimi ynë më i mirë, sidoqoftë.

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/08/690-7-2.jpg

Marko Arnautovic

Nuk është çudi që ai ishte aq i interesuar për të lënë West Ham atë vit.

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/08/690-8-1.jpg

Ole Gunnar Solksjaer

Për të qenë të drejtë, kur Solskjaer firmosi për Manchester Unitedin, cdokujt i duhej të kontrollonte dyfish emrin e tij kur e shkruanin. Nëse vetëm personi përgjegjës i fanellave te Manchester United të bënte të njëjtën gjë.