image Tony Blair i dërgon letër Kurtit pas vizitës në Kosovë: Mezi pres të kthehem një ditë dhe t'iu takoj sërish

Politikë

Tony Blair i dërgon letër Kurtit pas vizitës në Kosovë: Mezi pres të kthehem një ditë dhe t’iu takoj sërish

news image

Kryeministri i Kosovës, Ablin Kurti ka postuar në Facebook, letrën të cilën ia ka dërguar ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.

Blair ishte ftuar për vizitë në Kosovë për të shënuar 25 vjetorin e Çlirimit.

Kurti ka thënë se vizita e tij i ka nderuar të gjithë, duke shtuar se miqtë e Kosovës sikurse Blair, janë miq të vërtetë dhe të vërtetës.

“I nderuar me letrën e përzemërt të ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Blair. Vizita e tij në 25-vjetorin e çlirimit të vendit na ka nderuar fort, të gjithëve. Mirënjohja e popullit të Kosovës për udhëheqjen tij 25 vjet më parë nuk njeh fund. Miqtë e Kosovës, sikurse Sir Tony Blair, janë miq të vërtetë dhe të vërtetës”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa në letrën e tij drejtuar Kurtit, Blair ka falënderuar për kohën, duke u shprehur se ka qenë kënaqësi dhe mirënjohës për dhuratën.

Blair gjithashtu ka thënë se ka qenë nderë për të që ta vizitoj Kosovës, duke shtuar se për të miqësua me popullin e Kosovës është shumë e rëndësishme.

“Desha të të falënderoj për kohën tuaj dje. Ka qenë kënaqësi që t’iu takoj gjatë vizitës sime në Kosovë, në këtë javë historike dhe jam shumë mirënjohës për dhuratën. Ka qenë nder i vërtetë të vizitoj Kosovën për ta shënuar 25 vjetorin e Çlirimit. Miqësia e popullit të Kosovës është shumë e rëndësishme për mua. E ardhmja e shtetit të bukur të Kosovës është e ndritshme dhe mezi pres të kthehem sërish një ditë. Mezi pres t’iu takoj edhe juve sërish”, ka shkruar Blair në letrën dërguar Kurtit.

/GazetaSinjali/