image Tonet kërcënuese të ministrit serb: E kemi ushtrinë në gjendje gatishmërie, serbët e Kosovës të gatshëm të japin jetën

Rajon

Tonet kërcënuese të ministrit serb: E kemi ushtrinë në gjendje gatishmërie, serbët e Kosovës të gatshëm të japin jetën

news image

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka folur për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, me ç’rast nuk e ka humbur mundësinë të tregohet edhe kërcënues.

Ai tha se “askush nuk duhet ta testojë gatishmërinë ushtarake të Serbisë”.

“Serbët e Kosovës janë të gatshëm t’i shkojnë kësaj deri në fund; e madje edhe nëse çmimi është vetë jeta e tyre”, ka shtuar, Millosh Vuçeviq.

Teksa jepte këto deklarata në televizionin i cili është nën kontrollin qeveritar serb, “TV Pink”, pretendoi se “Kurti dëshiron konflikt të Serbisë me NATO-n” në mënyrë që “të vazhdojë okupimin e veriut”.

Sa i përket pritshmërive të shtensionimit të situatës ditëve në vijim, ministri serb thotë se janë në pritje të emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe se pas takimeve me këta dy të fundit do të mund të thonë diçka më shumë.

Por, ai për një gjë shprehet: “Nuk besoj se Kurti do të jetë i gatshëm të tërheqë ose zvogëlojë numrin e policisë dhe forcave speciale në veri”.

/GazetaSinjali/