image Tomor Morina lirohet sot nga paraburgimi

Kosovë

Tomor Morina lirohet sot nga paraburgimi

news image

Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, pritet të lirohet sot nga burgu. Të paktën kështu janë pretendimet e avokatit të tij, Naser Raufi.

Në një shkrim të tij në Facebook, Raufi ka thënë se klienti i tij del sot nga burgu.

“Tomor Morina sot del nga burgu”, ka shkruar Raufi.

Në anën tjetër gjatë ditës së sotme Gjykata Supreme e cila ka vërtetuar vendimin e Këshillit Penal të Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale në Shkup.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30/2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK-KS.nr 252/19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimi e Gjykatës Supreme.