Kryeqyteti japonez Tokio ka regjistruar numër rekod të rasteve të reja me koronavirus, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare në fund të majit.
Nga Tokio raportohet se 60 persona rezultuan pozitiv me koronavirus brenda një dite.
Të shtunën, kjo shifër ishte 57, gjë që nënkupton se numri i raste të reja ditore ka qenë rreth 50 për të paktën pesë ditë.
Zonat e argëtimit të natës në Tokio janë identifikuar si vatra infeksioni.
Në fund të majit, numri i rasteve të reja ditore pati një trend rënës, por në 25 maj pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, shifra filloi të rritej përsëri. /Gazeta Sinjali/