Pas Bundesligës edhe liga e Turqisë pritet ta rifilloj sezonin.
Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Turqisë në Futboll, Nihad Ozdemir, tranmeton Gazeta Sinjali.
‘Liga e futbollit të Turqisë do të rifillojë më 12 qershor dhe synimet janë që të përfundohet stinori deri në fund të korrikut’, tha Ozedemir në konferencë për media.
Ai foli edhe për organizimin e Ligës së Kampionëve që do të luhet në fund të muajit gusht.
‘Nëse Zoti do, ne do të kompletojmë ligën tonë në fund të korrikut. Më pas do ta mbyllim stinorin duke organizuar finalen e Ligës së kampionëve në gusht’, ka thënë Ozdemir./Gazeta Sinjali/