image Tjetër alarm për bombë në aeroportin “Adem Jashari”, konfirmon Policia

Siguri

Tjetër alarm për bombë në aeroportin “Adem Jashari”, konfirmon Policia

news image

Policia e Kosovës, ka pranuar një tjetër informatë për alarm për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se ky është alarmi i dytë për bombë brenda ditës së sotme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku në rastin e parë, alarmi për bombë doli të jetë i rremë.

/GazetaSinjali/