Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur vritet me armë zjarri, 29-vjeçari Jurgen Duka, në Tiranë.
Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit, në një market në rrugën “Irfan Tomoni”.
Siç shihet nga pamjet e publikuara, Jurgen Duka, së bashku me mikun e tij O. D., ndodhen në kasën e marketit. Më pas, shihet se si Jurgeni, ka nisur një konflikt verbal para banakut të shitësit ku po bën pagesën, me një tjetër blerës. Në debat përfshihet edhe shoku i viktimës.
Për të shuar konfliktin ndërhyjnë edhe persona të tjerë, të cilët nuk dihen nëse janë blerës të çastit apo shokë me viktimën ose autorin. Por, konflikti verbal përshkallëzohet deri në përplasje fizike, gjatë të cilit autori, nxjerr armën dhe qëllon ndaj 27-vjeçarit. Klientët largohen të alarmuar pas të shtënave, ndërsa viktima, bie menjëherë në tokë pa ndjenja. Brenda marketit, mbetet vetëm viktima dhe shitësi.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa në pyetje është marrë shoku i viktimës dhe personat e pranishëm në vendngjarje. Po ashtu, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë.
29-vjeçari rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal, raporton Opinion.al./GazetaSinjali/