Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar një 23-vjeçar, i dyshuar për tentativë grabitjeje në një bankë në zonën e Shkozës në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka tentuar të marrë para nën kërcënimin e një arme, e cila më pas është konstatuar se ishte lodër.
Policia ka ndërhyrë menjëherë pas njoftimit dhe ka organizuar operacionin për neutralizimin e situatës, duke arrestuar të dyshuarin në kohë të shpejtë.
Gjatë kontrollit në zonë, është sekuestruar edhe sendi i përdorur në ngjarje si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!