image TikTok teston mundësinë për të lënë bakshishe 'live'

Aplikacione

TikTok teston mundësinë për të lënë bakshishe ‘live’

news image

TikTok po teston një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të pranojnë para nga fansat gjatë transmetimeve live.

Kompania konfirmoi se funksioni po testohet në një numër të kufizuar dhe nuk është ende gjerësisht i disponueshëm. Përdoruesja e TikTok, Jera Bean vuri re funksionin dhe postoi një video.

Përdoruesit që janë pjesë e këtij testi mund të aplikojnë për këtë veçori nëse kanë të paktën 100 mijë ndjekës. Nëse kërkesa e tyre miratohet, atyre do t’ju shfaqet opsioni i ri, në të cilin ndjekësit e tyre do të mund ta përdorin për t’u dërguar atyre pagesa direkte.

@jera.bean

✨TIKTOK NEWS AND UPDATES✨ the TIP feature: more info! #tiktokupdates2021 #tiktokupdates #tiktoknewfeature

♬ Time (Instrumental) – MKJ

Paratë do të shkojnë drejtpërdrejt te përdoruesi dhe rrjeti social nuk përfshihet. “Ne jemi gjithmonë duke menduar për mënyra të reja për t’i sjellë vlerë komunitetit tonë dhe për të pasuruar përvojën e TikTok,” tha një zëdhënës i kompanisë për TechCrunch. 

/GazetaSinjali/