TikTok ka njoftuar të hënën vonë se e ka ndalur aplikacionin e tij të njohur në Hong Kong për shkak të “ngjarjeve të fundit”.
Vendimi i TikTok, në pronësi të ByteDance me bazë në Kinë, erdhi ndërsa Facebook, Google dhe Twitter u ndaluan paraprakisht pas vendosjes së Kinës për një ligj të ri sigurie.
“Në dritën e ngjarjeve të fundit, ne kemi vendosur ta ndalojmë funksionimin e aplikacionit TikTok në Hong Kong”, i tha TikTok AFP-së.
TikTok vazhdimisht ka mohuar ndarjen e të dhënave të përdoruesve me autoritetet në Kinë dhe ka qenë i bindur se nuk e ka ndërmend të fillojë të pajtohet me kërkesa të tilla. /Gazeta Sinjali