image Tifozët ndjekin ndeshjen live përmes "Zoom"

Futboll

Tifozët ndjekin ndeshjen live përmes “Zoom”

news image

Një gjë e rrallë ka ndodhur në futbollin danez, pas rifillimit të sezonit gjatë ditës së sotme.

Tifozët ishin të pranishëm në stadium, mirëpo jo në atë formë siç jemi mësuar t’i shohim, shkruan Gazeta Sinjali.

Kësaj radhe tifozët ishin të pranishëm në stadium përmes platformës online “Zoom”.

Ekrane të mëdha ishin vendosur në tribunat e stadiumit, e ku përmes tyre tifozët kanë pasur mundësinë t’i ndjekin ndeshjet në mënyrë virtuale.

Danimarka është vendi i dytë pas Gjermanisë në Evropën Perëndimore që e rifilloi sezonin.

Image
Image
Image
Image

/Gazeta Sinjali/