image Tifozët kosovarë nuk po i ndalë pandemia, përkrahin skuadrat nga jashtë stadiumit

Futboll

Tifozët kosovarë nuk po i ndalë pandemia, përkrahin skuadrat nga jashtë stadiumit

news image

Tashmë është duke u luajtur ndeshja në mes Llapit dhe Dukagjinit mirëpo pa praninë e tifozëve brenda stadiumit.

Por kjo ndalesë siç duket nuk është edhe shumë problem për tifozët e Llapit, pasi që ata janë duke e përkrahur skuadrën nga ndërtesat përreth stadiumit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Legjendat” e Llapit po ashtu janë duke u dëgjuar vazhdimisht duke brohoritur kurse skuadra e tyre tashmë ka kaluar në epërsi.

Kjo është ndeshja e parë e Superligës së Kosovës që po zhvillohet pas pauzimit shkaku i pandemisë.

/Gazeta Sinjali/