Basketbollisti i njohur, Drilon Hajrizi është rikthyer te skuadra e Trepçës.
Mirëpo, Hajrizi nuk po dëshirohet nga tifozët e skuadrës së Mitrovicës, shkruan Sinjali Sportiv.
Madje, Torcida ka thënë se nuk do të mbajnë përgjegjësi për gjërat që mund të ndodhin.
Njoftimi i plotë:
Për hir te korrektësisë ndaj anëtarëve dhe qytetarëve tonë e shohim të arsyeshme të dalim me një komunikatë.Siç u raportua sot në media tona lokale për ardhjen e një lojtari të pa dëshirueshëm u mblodh kryesia e Torcidës me liderat e nëngrupeve dhe unanimisht u votua kundër ardhjes së këtij lojtarit në fjalè. Nga sot e tutje do ta kundërshtojme fuqishëm dhe nuk do te marrim përgjegjësi për gjërat që mund të ndodhin. Me shumë bujë t’madhe e kemi prit kryesin e re dhe nga gjithë ai respekt qe kishim per ta më nuk do ta kenë.Aq e zbehtë ishte kërkim falja e tij saqë as kërkim falje nuk ishte, ti nuk na ke mungu asnjëher përkundrazi ke qenë gjithmonë i padëshirueshëm në qytetin tonë dhe do t’vazhdosh t’jesh i tillë.Shihemi se shpejti.Lojtarët dhe kryesia shkojnë e vijnë, Trepça dhe Torcida gjithmonë do të mbesin.Me respekt kryesia e Torcidës